Lajme
Albin Kurti reagon për herë të parë pas kërcënimit me jetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për kërcënimin që ka marrë i cili u raportua mbrëmjen e djeshme në media. Kurti ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar.
Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time “, ka thënë Kurti.
Lajmin për kërcënimin e Kurtit e konfirmoi mbrëmë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.