Lajme

Helmimi i 1200 qytetarëve në Krujë/ PD: Krim masiv, të dorëhiqet kryetari i Bashkisë

Partia Demokratike kërkon “kokën” e kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.

Helmimi masiv i mbi 1200 qytetareve, sipas deputeteve të PD, Alibeaj dhe Merita Bakiu, është përgjegjësi e drejtuesit numër një të bashkisë së këtij qyteti.

Nëpërmjet një dalje për mediat para selisë së Kuvendit të shqiperisë, nënkryetari demokrat Enkeled Alibeaj dhe deputetja e Krujës, Merita Bakiu thanë se ajo që ka ndodhur në këtë qytet është një skandal i madh që duhet të ketë edhe përgjegjës.

1200 qytetare te helmuar nga uji i pijshem. Kryetari i Bashkise Artur Bushi duhet te jape doreheqjen. Pergjegjes kryesor per helmimin masiv te krutaneve, tha Bakiu.

Ajo shtoi se në kohën kur qyteti ka 5 ditë me ujë të kontaminuar dhe situatë serioze shëndetësore, banorët nuk kanë mundësi alternative për tu furnizuar me ujë.

Sakaq, Enkelejd Alibeaj shtoi se qeveria duhet te kishte pranuar te diskutonim sot ne parlament helmimin masiv.

Vetem nga kembengulja e PD, nga prania jone e vazhdueshme ne Kruje, insotucionet po levizin nga nje kembe per te nxjerre pergjegjesit. Ky eshte nje krim masiv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button