Lajme

Mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte, ku do të diskutohet një sërë çështjesh. Në rend dite, është parashikuar interpelancë me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, kërkuar kjo nga deputeti i PD, Fredinand Xhaferraj.

Gjithashtu, pritet të hidhet për votim projektligji për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Po ashtu, në rend dite është parashikuar projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020 dhe projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. Koha e mbetur më pas do të jetë në dispozicion për diskutime jashtë rendit të ditës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button