Lajme

Përfshihen nga zjarri pyjet në zonën e Labinot- Mal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha në njësinë Administrative Labinot Mal në Elbasan.

Edhe pse nuk është buzë rrugës, nuk ka temperatura të larta, nuk ka asnjë shkak që ta justifikojë rënien e këtij zjarri, asnjë shkak përveç një zjarri të qëllimshëm që është vënë në këtë zonë vetëm pak minuta më parë.

Era favorizon flakët të cilat vetëm në pak minuta kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllit me pisha. E pamundur ndërhyrja me mjete e zjarrfikëseve në këtë zonë ku mungon terreni i përshtatshëm për mjetet. E vetmja ndërhyrje do të jetë ajo me forcën e krahut, çka do të thotë, me një nivel të tillë ere ky zjarr do të përhapet në një sipërfaqe edhe më të madhe, ndoshta edhe duke rrezikuar fshatrat këtu pranë.

Zjarret e qëllimshme kanë qenë kryefjala e kësaj vere, e megjithatë, të pakta kanë qenë rastet e ndëshkuara, të vëna para drejtësisë, ndërkohë pyje të tëra të Shqipërisë vazhdojnë e digjen edhe në vjeshtë dhe mbase do të digjen edhe në dimër, deri në momentin që nuk do të kemi fajtorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button