Lajme

Rama në Belsh: Pëmbyllet faza e parë e programit “300 Qendra Shëndetësore”

Kryeministri Edi Rama inspektoi procesin e punës së mjekëve dhe infermierëve në qendrën Shëndetësore në Belsh duke thënë se përmbyll fazën e parë të Programit Kombëtar #300QendraShëndetësore.

Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila jepte detaje për procesin e vaksinimit, testin e Covidit dhe për mamografitë falas që u kryern gjatë muajit tetor.

“Belsh – Qendra e Rilindur Shëndetësore përmbyll fazën e parë të Programit Kombëtar #300QendraShëndetësore, falë të cilit sot kemi plot 300 adresa të shërbimit parësor me standarde europianeFaza e Dytë do t’i kthejë të gjitha qendrat e tjera shëndetësore në të njëjtat parametra si 300 qendrat tanimë të rilindura, plotësisht funksionale #TetoriRozëNë muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, rreth 9 mijë gra janë ekzaminuar falas, falë rrjetit të mamografëve që kemi siguruar në çdo rajon”, shkroi kryeministri në Facebook.

Në dalje të qendrës, Rama takoi disa qytetarë, një prej të cilëve e priti me fjalët: “Përshëndetje gjigant!” Rama i pyet se si janë duke vazhduar daljen jashtë qendrës shëndetësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button