Lajme

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet ish polici

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Laç,ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Ka humbur jetën shtetasi Xhelal Reçi. Ndër të tjera mësohet se Reçi ka qenë ish punonjës policie.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button