Lajme

U kap me doza kokaine, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. L., banues në Delvinë.

I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button