Lajme

Rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 13°C.topchannel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button