KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

“TË VËRTETAT  E  HESHTURA-NGULFATJE E JETËS”

Të autorit Muhamet Cetta, I cili së shpejti do të del nga shtypi

PJESË NGA LIBRI

“TË VËRTETAT  E  HESHTURA-NGULFATJE E JETËS”

Të autorit Muhamet Cetta, I cili së shpejti do të del nga shtypi

Kapitulli I parë

Fate njerëzish tanë

LETËR ME LOTË…?!

Shkruan:Muhamet Cetta

Foto 1. E autorit, por fshije tekstin paraprak (F1. E autorit) ngelet vetem fotoja

-Ditëlindja e Delfinës së hendikepuar, 25 Tetori I vitit 1989, me  bëri , me rastin e 32 vjetorit te lindjes së bukuroshes tonë,por, të hendikepuar,më  25 tetor 2021, te zbraz një pjesë të ngulfatjes të jetës time, më të dhimbëshme dhe të familjes time!Së shpejti në duart e lexuesve kudo që ndodhen, në trojet shqiptare dhe Diasporen e Madhe, do te del nga shtypi Libri im, ralist për jetën, përpëlitjet e familjes time…padrejtesitë, edhe nga njerëzit më të afërm, e lëre me të “bashibuzukeve” tjere , I quaj kushtimisht kështu , sepse shumë  keqbërësve, pothuajse ua hapa derën vet, duke ju besuar. I vuajtur, me tepër human dhe solidar ndaj atyre që më kthyen shpinën…dhe me morën pjesën më të madhe te jetës…!Sigurisht se në libër, do ti publikojë edhe kontaktet me njerëzit, gjatë qëndrimit tim në SHBA, në Europë, e sidomos në trojet shqiptare!Besoj se është libri I parë I këtij lloji, ku rrëfyesi jam vet pra në vetën e parë, të shkrimit autobiografik të një qytetari, mergimtari, gazetari, reporteri nga Beteja e UCK-së në Koshare,dhe përpëlitjet tjera, që besoj se do te jenë interesante për lexuesit!?Sepse ,duke shkruar për fatin tim , perfshij edhe ngjarje dramatike, tragjikomike, te ëmbla dhe te idhëta, politike, kombëtare dhe  antikombetare, shoqërore dhe humane e solidare!

Pse për fillim zgjodha një pjesë të këtij Libri, kushtuar 32 vjetorit te lindjes së vajzës time Delfina (Muhamet) Qetaj ose Cetta, në muajin e tetë te lindjes së parakohëshme, e cila është e hendikepuar?! Lexoni , vlerësoni, më shkruani, më kontaktoni në telefonat e mi +33652974999 ne viber dhe ëappcat ,si dhe ne tel pa internet: +33637341628.ose në mesengjerët dhe në të dyja adresat e FCB, Muhamet Cetta dhe në tjetrën Muhamet Qetaj!!!

 

Delfina Muhamet(lush) Qetaj,  më 25 tetor 2021,  i mbushi 32 vite moshë! Kush do ta besonte se kjo bukuroshe me sytë kaq te bukur, nuk shikon më,  ka disa muaj?!Është  me zhvillim te vonuar  të  trurit, e lindur ne muajin e 8- të të shtatzenisë, nga një lëndim që vetëm Zoti i Madh dhe Mami I saj,që e ka rritur në bark e dinë?!?Kjo ndodhi pa  prezencën time në shtëpi, por të katër fëmijëve tjerë të vegjël:Ardianës, Kaltrinës, Ardianit dhe të Ylberinës!Atë ditë fatzezë, ka qëlluar edhe një grua nga Drenica e martuar në Istog të Poshtëm, me fëmijët e saj, derisa me mua në Zvicër ishtë burri I cili tani më është I ndjer, që në vitin 1994 , që ishin me punë në Alzas të Francës!!!Njëherë ishim të informuar nga autoritetet e Spitalit në Belfort, se “Gruaja juaj është në gjendje kritike dhe se e ka  lindur një fëmijë të vdekur para kohe…”Pas tre ditësh, më thirren të njejtat autoritete dhe më thanë “Ju lutemi na falni sepse bebi I lindur në muajin e tetë, është gjallë dhe gjendet në një inkubator në qytetin Besancon…”Pasi doli gruaja ngaspitali, shkuam e shikuam një bukuroshe, vajzë foshnje si ajo që ishte më?! Nga që lindi,Delfina e don dhe s mundet të jetojë pa duhamen (aromen) e mamit të saj ,të cilën e quan “Nani “,dhe te babit te saj te cilin e quan edhe « babi » edhe « nanek »( nuk mundet ti thote Muhamet)?!!E menqur e pastër tepër inteligjente, e bukur por , e hendikepuar!!! I deshirojme « Belkines »jetë të gjatë dhe të lumtur, dhe përmirësim të gjendjes së saj!A paska gjë më të vështirë se sat të kënaqesh me buzëqeshjet dhe bukurinë e saj të rrallë,dhe në anën tjetër të mërzitesh, me faktin se Delfina nuk shikon më , fatkeqësisht tani e sa muaj e cila e ka humbur edhe shikimin për 90 përqind .Po vuajmë të gjithë!Është një engjellushë e Perëndisë!Vijon qëndrimin në Institucionin special në fshatin CHAUX të Belfortit, kurse cdo uikend vie  në shtëpi në gjirin e mamit dhe te tri motrave tjera e të vëllait që aq shumë e do Ardianin ose sic e quan Delfina “Argi”.

Libri “Të vërtetat e heshtura-ngulfatje të jetës”, është sidomos I dhemshëm por dhe jep mesazhe të qarta nga jeta e këtij protagonist kryesor e që jam unë Muhamet Lush Qetaj, I lindur në fshatin Trubuhoc të komunës së Istogut, fëmijë i vyeshëm I asaj kohe, edhe mbajtës I familjes që nga mosha 10 vjecare, I sëmuar rëndë që nga vegjlia, I shëruar, nxënës më I miri në shkollën fillore “Ismail Qemali” të Staradranit të Istogut deri në klasën e 6-të pastaj vazhdon në shkollën fillore “Tetë Marsi të Pejës” pasi që babai I tyre Lush Bajram Qetaj, kishte shitur një pjesë toke në fshat për  të na quar në “sheher” në të cilin sa do të kënaqemi ose do ta  shijojmë,  aq e dhe do të  vuajmë nga skamja…?!

Fillova me gjërat më të ndjeshmë të jetës time dhe të familjes!

 

Prap ti kthehem Delfinës!Është  e dhimbëshme dhe për keqardhe se Delfina ose « belkina » nuk i heq goje me gjuhën e saj as Jahja ( lush) cetaj te cilin e thërret nga larg « agla » nuk mundet axha, dhe Brahim( lush) cetaj  të cilin e thërret “Dadi”,të cilët tani e më se tri vite ,jo se nuk kujtohen per këtë melaqe, por edhe Babin e saj Muhametin e kanë leqituri, mu në ditën e vorrimitb të nënës së tyre, në fshatin Trubuhoc, gjatë  një ndeje në Pejë!

 

SI MË NXORI ME POLICI ,ËLLAI  IM  I DYTË NGA SHTËPIA, PASI  QË E NDIHMOVA ATË DHE FËMIJËT E TIJ  EDHE MË SHUMË SE SA FAMILJEN TIME TË NGUSHTË,PËR PLOTË 14 VITET E PAS LUFTËS-JAHUA(JAHJA LUSH ) QETAJ GARDIAN I BURGUT TË PEJË ?!

 

E di se është e vështirë dhe për shumë këndë, mbase absurd të shkruash për raportet Brenda familjeve tona!Por, ja se këto heshtje, mua pikërisht bashk me qindra dhe mijëra tjera, më kanë ngulfatur jetën.Ishte vjeshtë e vitit 2010!Vëllai im I dytë të cilin e doja shumë më shumë, se sa ai mua, pasi kishte ndërtuar shtëpinë aq të madhe në truallin që nuk I përkiste vetëm atij(sipas një dokumenti të nënshkruar nga vëllezërit dhe motrat bashkë me nënën, në Soest(Verl )të Gjermanisë në vitin 1996, me kërkesën e nënës të na komunikonte “testamentin-Amanetin” e babait, që na kishte vdekur muaj më parë të vitit 1996, për tërë atë “alamet” pasurie që kishim në Pejë dhe në fshatin tonë Trubuhoc të Istogut?!

 

(Për detajet rreth kësaj teme do të shkruhet në vijim të liubrit “Të vërtetat e fshehura-ngulfatje e jetës”)

 

Pasi e kisha ndihmuar për plotë 14 vite vëllain tim Jahja, edhepse ishte kthyer për pikë të qejfit pas dhjetë viteve punë në Gjermani, madje edhe në ndërtimin e shtëpisë katërkatëshe në truallin kontestues në Pejë( e them moralisht dhe njerezisht, edhepse ai kishte shpejtuar me avokatin tash të ndjerë Besnik Blakaj, të përkthente cdo gjë në emrin e tij, madje edhe telefonin që e ksha marrë si I ri (039/27-478).

Filloi të më c reegullohej gjendja shëndetëore, dhe u zvogëluan mundësitë ta ndihmoja për cdo muaj me para të gatshme dhe gjëra të domosdoshme jetësore, nga viti 1999 deri nëfundvitin 2014 edhepse më largoi nga shtëpia si një “zagar” të isha!Unë po vuaja që nga një operim I imi I rëndë në viton 2007 në Francë, si pasojë më ishte ënjtur dora e majt, tepër, sa që kushdo që më shihte më pyeste për dorën!Një ditë pasi e kisha “hallakatur” punën e truallit në Pejë, me motrat dhe vëllezërit tjerë, ishin percjell fjalët dhe ky ishte fryrë e bërë tupan në mua!Pa të drejt dhe pa fakte!Kurr s kisha pretendime të marrjes as të truallit as të as të ndonjë pjese që më takonte?!Shkova një ditë vjeshte I sëmuar dhe I lodhur, ngaPrishtina ti vizitoja në Pejë, vëllain me familje dhe nënën e cila kishte filluar ngapak të kishte doza skleroze por ishte shumë e aftë dhe e menqur..Ishte bija e Ali Bardhoshit(Ramosaj) I menqur dhe I njohur në këtë anë, protagonist edhe në librat e Anton Cettës, në përmbledhjet e tij folklorike!E  menqur sa të duash, porn ë pleqëri si kushdo u bë e pangopur dhe po fliste nganjëherë realitetin, aty këtu I shpëtonte goja;”O muhamet, Jahjanë në Pejë e ka sjell gruaja, e cila I kishte vënë kusht në Gjermani se “në fshat nuk të kthehem” fliste heshturazi Nëna jonë!Embanin në pëllëmbë të dorës sikurse gruaja e vëllat sojnike nga familja e njohur Gusturanaj të Istogut po ashtu edhe dy nipër e dy mbesat e saj, të cilët po rriteshin në kushte jo të mira, sepse babai I tyre duke qenë I pangopur filloi një shtëpi aq të madhe sa që të gjithë vuajtën me vite derisa e mbaruan!Unë I kisha thënë”Jahja, dua të të ndihmoj sepse I ke fëmijët e vegjël e ke nënën në ngarkesë, dhe të lutem këto para që ti jep mos I fut në shtëpi, por që familja të të jetojë mirë…”.Ishte rikthyer në punë pas dhjetë vitesh por tani si guardian në burgun e Pejës, kurse deri në vitin 1990 ishte në Burgun e Gurakocit si guardian!rrogën e kishte tepër të vogël!Sa për sqarim: Si I ri vëllai me kërkesën e tij iku të punonte në Adelboden të Zvicrës, ku një vëllai I mikut tim Idriz Kurmehaj, Isaja, ia kishte dhënë vendin e punës së vet, për hatrin tim…Por, duke parë se ai po lodhej I kërkova të vinte të konkuronte për guardian burgu në Gurakoc, dhe parapramkisht të kryente në shkollim në Svetozarevë sic ishze ajo kohë! Pra u kthye me 12 mijë franga të Zvicrës, me të cilat 5000, pagoi pengun që e kishte dhënë Babai jonë , vëllait të tij në fshat, Bajramit(tokën në fshat), kurse tjerat I dha familjes për të jetuar.Mua më vriste puna e rëndë e tij në Zvicër, u bëra shkaktar dhe duke pasë një të njohur në atë kohë,që të më ndihmonte ta regnjistronte, ma bëri këtë!Vëllai punoi plotë dhjetë vite në Burgun e Gurakocit, deri më 1990, kur e larguan nga puna sikurse efhe të gjithë tjerët, nga regjimi serb!Unë e mora në atë vit në Francë ku bashk me të shoqën(nuk kishin fëmijë) qëndroi mbi 6 muaj dhe pastaj iku në Gjermani për të qëndriuar dhe punuar pandarë afro 10 vite. Vendosa ta ndihmojë cdo muaj me para dhe duke blere gjera familjare më shumë se sa për familjen time në Francë!Bile thoshte cdohere kur dërgoja gjëra të domosdoshme dhe u dërgoja para, gruaja e tij tepër fisnike “Muhamet mos, bjer sende se e ke familjen tënde në Francë dhe Delfinën e sëmuar!!!”Bile kjo kunatë tepër e rrespektuar, fliste kudo “Po të mos ishte Muhameti, bsdo të kishim mundur të jetojmë”.E falënderoj atë familjen e saj në Istog dhe fëmijët e tyre, të cilët nënën e mbikqyrën edhe të sëmuar deri në castin e vdekjes!

Atë ditë vjeshte me shi dhe vtë ftohët në vitin 2010, erdha nga Prishtina dhe shpejt u futa mbrenda të mirrja pak oklsigjen nga aparati im që e bartkja kudo me vete!Po e dëgjoj nnjë sharje dhe fyerje kërcënuese që Jahjaja pu drejtohej fëmijëve “ku e kam qat sakicë t ja .. nënën këtij gabeli…”Unë u zgjova I merzitur në mos ishte ngatërruar me ndokend dhe I thash, “Po cfar ke pse të duhet sakica?!” Mu përgjigj “për ty dhe dilem nga shtëpia!”.Derisa unë po tenhtoja të kirreshim vesh e thiri policinë në Pejë.Ju kërkoi ndihmë të më nxirrnin jasht sic u thoshte në telefonin 044 241 259 të cilin e ka edhe sot e kësaj ditë të paguar nga unë-një I huaj më ka okupuar shtëpinë…”Derisa unë po përpiqesha të qetësohej dhe të dilja, policët arritën!Një pejan dhe një Haxhi Kastrati nga Doberdoli I Pejes, I cili na njihte mire!E pyeti shefin e policisë vnë Pejë sit ë veprojmë, ai iu përgjigj “Nxirrne jasht nëse nuk është shtëpia në emrin e tij, porn ë emrin e kërkuësit për ta nxjerr”.Pejani më pyeti “po cfarë ken ë këtë dorë të enjtur dhe I tha vëllait tim “kështu po e nxjerr jashtë vëllain?!”Unë dola ai doli të “qetësohej “ me gruan e tij nëpër lagje të Pejës sigurisht I penduar dhe I qortuar nga gruaja?!Më thoshte vëllai im më I vogël Ibrahim Qetaj këngëtar I cili bashk me Jahjanë do të më leqisin mu në ditën e vdekjes dhe të vorrimit të nënës tonë në nëntor të vitit 2018,”Muhamet, mos e mëso ti jepsh para cdo muaj se mësohet keq, dhe kur sdo të keshë mundësi ta ndihmosh më ti shumëzon me zero…kështu dicka”!!!E kishte pasë mirë!Por,zemra e butë e imja dhe “për inatin” e gruas që më qortonte “po e prish veten duke bartur gjëra ushqimore për Jahjanë e pse spo bënë për mua dhe fëmijët tanë ashtu…”, unë tamam si njjë primitiv dhe I gabuar , po e ndihmoja edhe katër vitet e tjera…?!Pastaj u sëmura dhe u ktheva në Francë, I vonuar shumë të ngjisja “bukën e thyer” Brenda familjes time të ngusht, e cila po përballej  me vështirësi nga të gjitha anët!!!Nejse I pyesja motrat dhe dy vëllezërit tjerë a I keni ato letrat e nënshkruara  në mes nesh sipas urdhërit të nënës, më thonin njëlloj “Nuk I kemi ruajtur, sjanë të rëndësishme, ai po na e mban nënën cfarë po kërkon ti?”…!Euu?! Pyesja vetën! “Vallë ndihmat e mia spaskan qenë me vend?!Bile motra e madhe më tha shkurt “Unë stë vi më nëpër  gjyqe…”.E lash, u ktheva tepër I vonuar sikursevqë thash në Francë!I përballur më vështirësitë dhe sulmet e tjera nga familja ime e ngusht të cilën po e mbaja  me para edhe nga Kosova!Na erdhi të na pajtonte poeti I shquar dhe intelektuali nga Gjakov Halil Haxhosaj tash më I ndjer, I cili ishte burri I motres së nënës tonë!Mu drejtua :”cfaredo të ndodh në mes jush, ty të lënë fajtor, e jo Jahen…sepse ty të njohin për të menqur dhe human”.Sa mirë më shërbyen këto fjalë dhe nxerrjen me forcë nga Shtëpia ia fala vëllait!Pra ngela sic thonë në Kosovë “As me sheher dhe as me Barilevëe”!Edhe në Francë kur erdha gruaja I kishte fryer buqkat dhe ishte bërë tupan, kur kishte mësuar se vëllai më kishte mohuar cdo ndihmë dhe kontribut të dhënë për të.Nuk u tregua e mëshirshme të më thoshte “Mirë ke bërë e ke vëlla, ke bërë edhe për nënën…”por, më sulmonte keq me fjalë të rënda, të padurueshme, ku si pasojë më ngritej lartë tensioni.Njëllioj smë kishin duruar as ata që u kisha bërë mirë, pra vëllai I sipërpërmendur… Po si s patën mëirë  edhe në momentet klur po më dobësohej gjendja shëndetësore?!!Do të lexoni në kapitullin “Humaniteti në Peshojë dhe Besimi në Zot…”të librit në fjalë!Mu keqësua situata shëndetësore, sepse në familjen time në Francë kishin ndodhur edhe ngjarje tragjikomike, ku pervec tjerash vajza ime Ardiana si më e madhja në moshën e re, kishte marrë “dhuratë” 24 thika në trupin e saj nga një kriminel arab…të cilës ngjarje I ka shërbyer edhe qëndrimi injorues nga ish gruaja me të cilën jetojmë ndaras fizikisht nga data 1 dhjetor 2005!Arësyet u bënë të shumta!!!Pasi goca ime kishte lindur një fëmijë vajzë në moshën e mitur, me kriminelin, e për këtë gjë as që po më njohtonte gruaja, derisa ai po evuante dënimin unë I luta të shpërnguleshim dikund tjetër sepse e mendoja daljen e tij nga burgu, sikur ta dija?! Mora iniciativën   për të ikur në Gjenevë, ku ua kisha siguruar punën tri vajzave dhe djalit në ndërmarrjen ose firmën e njohur “Hugobos” e drejtuar nga Enver Peku ulqinak, dhe pasi mora  shtepinë me qera mu në kufirin Francë-Gjenevë, me kapriciozitetin e tyre dhe shkurtpamësinë e tyre të cdrejtuar nga mami I tyre, nuk më erdhën pas meje?!Sic thotë populli “Isharetet” ose sinjalet ishin paralajmëruese të kësaj ngarje tragjikomike!

 

 

 

 

 

 

 

SI E LEQITEN VËLLAIN E MADH, JAHJA DHE IBRAHIM (LUSH) QETAJ?!

Nuk po e rrespektonin më vëllain e madh të tyre, as që donin ta kuptonin se ai I shte I sëmuar nga tensioni I larte I gjaskut.Ju vdiq nëna në moshën 96 vjecare në Pejë, aty ku ishin shpërngulur ngaTrubuhoci që në vitin 1969!Jahjaja ishte më fëmijët dhe gruan kur vdiq nëna!Na lajmëruam dhe u bëmë bashkë në Aeroportin Adem Jashari  në Prishtinë, të katër vëllezërit dhe dy motrat duke qarë me lotë dhe duke ngushëlluar njëri tjetrin!Arritëm në Pejë ti “binim për ftyrë” nënës  së vdekur, në prezencën e dhjetr a grave që po e ruanin, e qanin dhe e vajtonin!E bëmë vorrimin në fshatin Trubohoc aty ku e kemi edhe babain të vorrosur, me ceremony tradicionale!Morën pjesë disa qindra njereëz nga të katër anët!Në fund u proklamua :”Miq dhe dashamirë duke ju falënderuar për pjesëmarrjen në vorrim, ju njohtojmë se dera e ngushëllimeve ka përfunduar sot”.Ndërkohë që Jahua që po sillej si shef, organizon t re ditë ngushëllime në Pejë, edhepse I kishin thënë bashkëfshatarët të të mos ketë ditë ngushëllimesh të hapura nga sot, përvec atyre që dëshirojnë të vijnë pas vdekjes?!Por Jahja kishte këmbëngulur për të mbajtur tri ditë të pame në Pejë!

Ka rënë politika ditore I ka prishur edhe t ë pamet dhe ditët e ngushëllimeve!C farë s flasin, në mesin e tyre dominojnë analfabetët dhe fanatikët e sëmuar patologjikisht, për liderë të caktuar.Shikimet keq nga Jahjaja dhe Ibrahimit ndaj meje filluan që heret gjatë ditës së parë të ngushëllimeve!Pas disa replikave rreth situatës politike, plasi edhe zhurma!Unë isha fajtori, pse kam rënë pre e provokimeve që më vinin nga dy vëllezërit e mi, Jahjaja dhe Ibrahimi si dhe një I biri I axhës së babait tonë që kishte punuar për mbi 40 vite dhe ishte kthyer si I pensionuar nga Gjermania!Ishte përgjegjës për 3 për qindëshin për  vite të tëra  në Bavari me seli në Munih, dhe kishte arritur të pasuronte këtë Fond të Qeverisë së Kosovës në Ekzil, në krye me Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, I pari kryeministër në ekzil dhe I dyt I ministër I ekonomisë dhe financave!Në këtë ditë ngushëllimesh u diskutua edhe për zhgënjimet nga ky fond dhe dobësitë e Isa Mustafës, I cili po e linte anash politikën rugoviane dhe po e dëmtonte LDK-në!”Jo ai është akademik, hej po a jeni në vete…?!” bërtiste të madhe kushëri im  I afërt …Disa nga ne nuk pajtoheshim dhe I kundërshtonim!Kur, më thirri vëllai im I katërt Ibrahimi aty ku bëheshin kafet caji dhe shërbimet tjera…Si më porosi më provokoi rëndë! “Pse e ofendove kushëririn?”Do të mi kthesh ato 850 euro që mi ke borxh apo jo?!” I thash pak me nxitim dhe nën afekt …”Jo”.Kur më pyeti pse, unë iu përgjigja se më keni dëmtuar shumë me rastin e martesës së djalit tim të vetëm Ardianit, kur ti natën e hyrjes dhëndërrë të tij, u bëre  shkatar dhe ai u deh, ndonëse nuk e pi alkoolin, dhe ne vend se të hynte dhëndërrë me kohë, ai hyri në orën 9 apo 10 të mëngjesit për teket e Ibrahimit të cilit I thash “Ti je pijanec I keq”!Dhe duhet të korrigjohesh!Ai pa një pa dy ma ktheu “Nga e martja, dita kur mbarojnë ngushëllimet ne s jemi më vëllezër…?!” Mu duk se po më binte qielli mbi kokë!E lamë dhe të njejtat sjellje në përkrahje të Ibrahimit I bëri edhe Jahjaja!Thjesht më izoluan dhe smë ngeli asgjë tjetër vetëm të kthehesha I zhgënjyer ne Francë, tek familjua e ftohur në mua, edhe me arësye edhe me kokefortësi dhe kapriciozitet!Kaluan më shumë se dy vite, nuk u dëgjuam me njëri tjetrin më!Motrat sikur edhe vëllai I tretë Ismeti, sikur ndodheshin  në mes të dy zjarreve, e gjykuan dhe se pranuan këtë gjest por ku të guxonin të flisnin nga Jahjanja i cili edhe hisen e tyre ua kishte caktuar në një kat të shtëpisë së tij me katër kate dhe me vetëm njjë hyrje!E pyesja disa herë “Ore Jahja pop se se bëje me dy hyrje së paku për  dy djemtë e tu?!” Kishte bërë llogarinë me hile!mua më largoi nga dhoma që po I paguaja qera mujore përvec ndihmave dhe atë e mori Ibrahimi kur vinte nga Gjermania me familjen e tij, deeisa edhe ky ndërtoi një shtëpi të shtrenjtë në Pejë!

Nejse  , më harruan  as që ju interesonte më gjendja ime shëndetësore që nu kishte stabile!Në shenjë pakënaqesie u ktheva në Mulhouse ku tani dhe që nga 1.dhjetori I vitit 2005 jetoj I ndarë fizikiht përshkak të problemeve jo të lehta për ti pëerballuar edhe në Francë, me familjen time të ngusht!!!

 

NUK  IA LEJUAN BABAIN E VDEKUR(SIC THONIN MJEKËT) PËR TA VORROSUR NË KOSOVË AXHALLARËT  E ARDIANIT ,GJEGJËSISHT VËLLEZËRIT E MUHAMETIT…?!

 

Në spital në Munchberg në Mulhouse, më 3 janar të vitit  2021,Ardiani pranë Babait I cili ishte në koma dhe sipas mjekëve , 99 për qind nuk do shpëtonte!!!I merzitur kur kishte kërkuar një certifikatë të lindjes nga axha I tij Jahjaja për ta vorrosur babain në Kosovë, kishte marrë përgjigjen më katile nga ai:”Voroseni ku të doni në Francë, këtu mos e sillni…”! Më thotë pas shërimit një mjek:”Djali juaj qajti me zë dhe nuk na tregoi përse…!?”

 

Delfina duke shijuar torten  më 25 tetor 2021, në 32 vjetorin e ditëlindjes së saj

 

Sërish  te rasti I dhimbshëm I Delfinës! C faj ka Delfina, për fatin e saj?!Kjo bukuroshe që po zhvillohej mirë në barkun e Mamit te saj Zyrafetes, deri  më 25 tetor të vitit 1989, lindi ne muajin e tetë, në prezencen e femijëve tanë te vegjel : Ardianes, Kaltrines, Ardianit dhe të Ylberines, si dhe në prezencen e nje gruaje nga Drenica e martuar në Istog të Poshtëm të Kosovës, edhe ajo me femijët e saj!Isha duke e shperndar gazeten i.legale qe po e botoja ne France “Good Morrning”(Miremengjesi Kosove) per ta derguar ne SHBA…kisha shkuar në Zvicër, në Baden tek një veprimtar I joni, tash me I ndjer(S.H.) të cilit ia besova 5000 copë të kësaj gazette, dhe të cilave ua humbi gjurmët, duke u arësyetuar se “mi kanë konfiskuar policia”!Kjo ngeli si një enigmë kurse me këtë lajthitës do të takohem pas luftës në Kosovë, e I cili paska blerë një pasuri (kinse me djerësen nga Diaspora)? Nuk më vie mirë pork y njeri  u vra, për hakmarrje, në një vend të njohur të Kosovës, jo larg kufirit me Shqipërinë!!!

Ti kthehem Belfortit ku më kishte ndodhur lindja e parakohëshmr e Delfinës!Thërras në telefon nga Zvicra për të pyetur se si janë dhe si ishte gruaja si shtatzënë!Me lajmërohet një komshi  në ndërtesë ku po jetonim në rrugën (1, rue d Athenes) shih ti, rruga e Athinës!Unë pasi qe isha kthyer nga SHBA-të për tu bashkuar me gruan dhe katër fëmijët të cilët po mbaheshin pengje të regjimit, duke kërkuar dorëzimin tim(gjërësisht për arësyet e ikjes time në SHBA, do të lexoni në kapitullin: “Pse dhe si më bindi Sadri (Nuk Velia) Morina nga Gllareva e Klinës, në  Qajtoren e tij “LISI” në Pejë,të ikja në SHBA  dhe ardhja e këtij “misionari” në ditët më të vështira në Kosovë,që në vitin 1989 në Zvicër, të cilin e takova me shumë njerëz dhe veprimtarë nga trojet shqiptare dhe të cilëve u thoshte “burra këto llafe po I lëmë këtu tek shkallët”?!?

“Hej, Muhamet!Hajde se e ke gruan duke vdekur në Spital, e ka lindur një fëmijë para kohe, të vdekur”.Me këto fjalë trishtuese më lajmërohet5 në telefonin e shtëpisë tonë në Belfort, Bore ose Marie Neziri nga Bretkoci I Gjakoves e cila me familjen po jetonin në të njejtën ndërtesë…Pa një pa dy kthehem në Spitalin e Belfortit, për ta parë gruan dhe për ta ngushëlluar për lindjen e parakohëshme të fëmijës!I thashë “mos u merzit, shyqyr që ke shpëtuar vet…”.Pas tri ditësh më thërrasin autoritetet e spitalit në Belfort në telefon dhe më thonë “Zotëri Qetaj, ju kërkojmë ndjesë për dezinformatën e vdekjes së fëmiut, sepse është gjallë, femër, ndodhet në një inkupator në Besancon…” I merzitur dhe me shaka iu përgjigja “atëherë na dërgoni me postë, pra !!!”Më ngelën në qafë, pse u shpreha ashtu!Ju kërkova falje dhe mnënjë herë me  gruan nga Spitali I Belfortit shkuam në Besancon!c farë të shohim?Një bebe e bukuir si kukull që thuhet.Me të dalë nga Spita,li në Besancon Delfinës ia lajmëruan shumë sëmundje dhe të meta, ngase ishte lënduar në Barkun e Mamit , para se të lindëte!Për këtë rast dhe arësye më kishte rrëfyer vet gruaja”Ishjim duke ndenjur ne salon, me femijet e mi dhe te mysafires bashkë me te!Dëgjoj senë Kuzhinë po digjej dic nga gazi!Fëmijët duke lozur e kishin bllokuar derën që të dilej në korrodor dhe për të hyrë në kuzhinë.U detyrova ta thyej xhamin e derës dhe u përbirova ashtu sic muajta për ta fikur gazin që po ndizej flakë…menjëherë u lëndova dhe pata dhembje të padurueshme në bark, erdhën me ambulancë më morën dhe ja se linda, nuk dija a ishte I gjalle fëmiu apo I vdekur…”.Më kishte rrëdfyer Zyrafetja, për ngjarjen.Unë I kam thënë “S dua të dyshojë për  të vërtetën sepse ti e ke gocë të rritur në Barkun tëndë,Pra  këtë të vërtetë e di vetëm ti dhe  Zoti I Madh..”Mysafirja nuk dëshironte të fliste përvec të konfirmonte se e ka thyer xhamin në mes të derës!!!Erdhi Delfina në Shtëpi, një bukuroshe, nuk ecre deri në moshën trevjecare, pastaj iu cfaqen simptomat e të hendikepuarës dalë nga dalë.Shumë vite të tëra jetë e rëndë, më së shumti për mamin e saj, e cila kudo shkonte për shërimin e Delfinës…por edhe ne përherë të shqetësuar dhe të mërzitur!!!

Lexoni kapitullin : 24 THIKA NË BELFORT(shkruante gazeta Le monde e Francës)në librin që së shpejti do të del nga shtypi “Të vërtetat që nuk I fola as nuk I shkrova-Më ngulfatën jetën…?!

 

Mua smë njgeli tjetër vetëm të ik nga Shtëpia  në Belfort dhe të instalohem njëherë ne Gjermani në Linz afër Bonnit ku më kishin joshur motra dhe dhëndërri se do të gjeja shërim më lehtë…Më lajthitën dhe nga droja se po I rikthehesha familjes time të ngiusht e treguan vetën të pa mëshirë dhe antihumanë!!!Ishte viti 2006, janari I ftohët!Një ditë para se të vdiste dr.Ibrahim Rugova! Ndodhesha në shtëpinë që e paguaja me qera në Linz…por ja si më lëshuan për  tokë: Nuk më bëhej që edhe në këto caste kur po më keqësohej gjendja,  si e vetmja formë për të shpetuar, të mos shkoja në familjen timë në Belfort të Francës!Në Montbeliard afër qytetit Belfort Francës po më tërhiqte vërejtjen nefrologu dr.Bernard”Zoti Qetaj, mos luaj me shëndetin, !”.Më kishin gënjye edhe motra edhe dhëndrri se një mjek më mbiemrin BUHËITZ .Nuk më doli ashtu.Po vija më vajzën time Ylberinën nga Belforti në Gjermani me makinë duke dëgjuar muzikë sepse edhe në rastët e vështira isha si ”babaxhan” optimist mbase I tepruar, per të mos thënë iluzionist? Më thërret motra në telefon, pra motra e madhe dhe më pyet “Me kë po vjen?” I thash më Ylberinën!!!Ma mbylli dhe i kishte thënë vëllait tim të vogël Ibrahimit “Muhameti qenka penduar dhe sërish pas tërë atyre vuajtjeve nga gruaja dhë fëmijët, po dojka sërish të jetuaka me ta”,Pa një as dy më thërret Ibrahimi :”Muhamet me kë po vjen në Linz ?” I thash me vajzën time Ylberinën!Mu përgjigj “Harroje numrin tim të telefonit…”.Euuu, u bëra të flas vet me vete!!!

Të nesërmen më vie dhëndrri shumë kapricioz, dhe në derë pa hyrë Brenda më tha “Merri këto para dhe dokumente ske më punë me ne”.Motra as që guxoi të lahjmërohet më!Cfarë situatë cfarë tronditjesh, cfarë torturash nga njerëzit e mi?!E ktheva Ylberinën dhe më kisjhin thirrur në Gjermani të nesërmen të Më thot gruaja ndonëse të fërkuar, edhe si pasoja të martesës tonë  me ndërmjetësim, por që ishim dashur shumë”Po vi unë me ty se grua askush stë bëhë”! E falënderova dhe u nisëm!Të nesërmën në Mëngjes shkuam në Neu Ëid(vendi I loindjes së Princ Ëidit)  në Gjetmani! Në Francë, në Prishtinë, në Kroaci ku po qëlloja dhe po I dërgoja fëmijët dhe gruan për pushime!!!Përherë I sëmuar dhe gjatë dy viteve në Dializë(2006-2007)

E kam parë gruan duke I dalë lotët  kur më shpuan dorën për të ma vënë në funkcion hemodializën?! Cfarë trishtimi?! Askush nga vëllezër dhe ,motra në Gjermani, nuk më erdhën  atë ditë të rëndë për mua! Edhe unë I kisha fajet rregullisht,  sepse cdo imtësi ose ngjarje të ndjeshme në familje I tregoja vëllezërve dhe motrave të mia!Ata gjykonin nga larg, ruanin fanmiljet e tyre dhe nuk “pëshpërisnin” sikurse unë!!!Pra edhe familja ime e ngusht në krye me gruan, edhe ajo e gjërë , më bënin një sanduic të vërtetë, më shtrydhnin si limonin!? Në trë vërtetë edhe vetë I ndërseja sepse sic thotë populli në Dukagjin “Vet pordh dhe vet tutu”, ankohesha për cdo padrjtësi që më bëhej nga ish gruaja dhe fëmijët e keq edukuar nga e ëma, me ndërhyrjen e familjarëve të saj si “gjoksamanë”.Pra vet krijoja dhembje në të dyja anët, duke mos menduar më larg sepse më në fund të gjithë ngelën me familjet ev tyre, kurse unmë , po e përsëris (“as me Shehër as me Barilevë”) thënjë popullore në Kosovë!

 

 

I kthehem vitit 1999!Ishte korriku apo gushti I vitit 1999, I pasluftës!Isha kthyer nga Beteja e Kosharës ku isha reporter lufte dhe I uniformuar, për të raportuar bashk  me kolegun tim Naim Kelmendin për gazetën ”Bota sot”Por unë edhe botova pesë libra në vazhdim!Më thërret vëllai Jahja Qetaj nga Gjermania dhe më pyet si është puna në Kosovë se dua të kthehem?!Unë I thash “Jahja, është nder të kthehesh në Kosovë me katër fëmijët tuaj të lindur në Gjermani( plotësimi im;Arianen, Arianin, Argjendin  dhe Dianën) por, mos  nxito dhe mos më shiko mua, sepse unë kam qëndrim në Francë dhe ktrhehem kur të dua…”Ai ishte fryrë e bërë tupan, më njohtoi se pomkthehej !Dola e mora në Aeroport , u ftoh kur pa situatën e zymt anipse të lirë në Kosovë, nga okupatori serb.

Si u Pajtuam me dajën e nënës tonë Smajl Neziraj, nga Lluka e Epërme, me punë të përkohëshme dhe shumëvjecare në Gjermani?!

 

Ishte present Mullah Idriz Kakrruti si ndërmjetësues për pajtimin tonë me Ismajl Nezirajn dajën  e nënës  tonë, nga fshati Llukë e Epërme të Decanit, I cili më akuzonte se si drejtor I ndërmarrjes kontraktuese të punës së bashkuar FINAL në Pejë I qenkam, ngelur borxh një shumë të madhe parash(ai propagandonte se mi paska dhënë 100 mijë marka për ndërtimin e shtëpisë së tij.E vërteta ishte se  sipas një kontrate më ndërmjetësimin e inxhinjerit të tij mbikqyrës Shkelzen Qorraj, e vërtetuar në Gjykatën e atëhershme kjomunale të Pejës, mi kishte dërguar paratë nga Gjermania në vlerë 92 mijë marka gjermane në bankën e tij që e kishte zgjedhur Jugobanka, me seli në Gjermani dhe kët më arritën në llogarinë time jo private por zyrtare në dinar).Fatkeqësisht përshkak të krizës dhe rrethanave të krijuara atëherë në vitin 1986/87/88, “Finali” bankrotoi dhe shtëpia e Dajës I ngeli në gjysë por me tërë materialin e blerë për ndërtimin e saj?!Ishim bashkëpronar në Final, unë që isha ndjekur nga SPB.ja e atëhershme e Pejës nëpërnmjet famëkeqit Istref  Sadikaj  dhe Xheladin Beqiri, ish inspektorë të sigurimit shtetëror në Pejë, që me urdhërin e Asllan Slamnikut ish shef I sigurimit shtetëror në Pejë, të largohesha nga Radio Peja ku punoja si gazetar, pasi që me kishinj marrë imunitetin struktur at e atëhershme serbosllavec që të isha korrespkindent I Rilindjeës në Istog, pikërisht më 24 dhjetor 1984, ku isha I angazhuar nga viti 1979 derin në këtë datë!Një prej arësyeve të marrjes së imunitetit ishte “Muhamet Cetta, me shkrimet e tij në të përditëshmën Rilindja, ka ndikuar në shpërnguljen e shumë familjeve serbo-malazeze, të komunës së Istogut, jashtë Kosovës, dhev të shoqëruara me akuzat pëe “irredentizëm dhe nacionalizëm, I një familje të njohur nacionaliste të Qetajve të Trubuhocit…”, etj!

Është trishtues dhe I pabesueshëm rrëfimi I përjetimeve më antihumane dhe më antinjerëzore, nga vëllai im I dytë Jahja (Lush) Qetaj!Si fëmijë ishim të dytë njëlloj të veshur dhe rrinim bashkë.Madje edhe kur ai shkoi në Shkllën Fillore në Staradran atëherë ishte degë e shkollës fillore “Trepca” të Dobrushës, e shoqërova!Ai kishte 7 vite moshë kurse unë 9.Nuk më kishin thirrur në shkollë sepse dikund më kishin harruar, derisa unë që nga mosha gjashtëvjecare po ndjekja Mejtepin e fshatit Trubuhoc , nën udhëheqjen e patriotit ish I burgosur politik nëGoli Otok, Mullah Hysen Zymeraj(Berisha) nga fshati Ruhot I Pejës!Isha ndër mejtepxhinjtë më të mirë!Më merrnin shembull jo vetëm në Xhami, por edhe në fshat!Kur e shoqërova vëllain, për në shkollë, më pyeti mësuesi I parë I joni, Zenun Mavraj për të cilin kam rrespekt të vecantë: “Po ti sa një gomar pse sje në shkollë?”.I thash” s më ka thirrur kush dhe se e vijoj Mejtepin në Fshat”Ulu aty me vëllain dhe fillo shkollën!Pasi u kthyem nnë fshat, bënim 4 kilometra në këmbë, kishte ardhur mysafir kumbara jonë tepër I cmuar, jo vetëm si hoxhë, por edhe patriot e intelektual I rrallë I asaj Kohe, Mullah Ramush Shatri, nga fshati Tomoc I Istogut.Në të vërtetë ky burrë I madh, tezak I Haxhi Zekë Bërdynës, që na I kishte vu tërë fëmijëv, emrat:Hatixhe,Muhamet,Jahja,Rabë, Ismet dhe Ibrahim, është masakruar nga forcat barbare sërbe në fshatin Kalican të Istogut, në vitin 1999.!E pyeta “Kumbar, isha në shkollë për ta shoqëruar Jahjanë, më thanë se duhet lënë Mejtepin e të vi në shkollë”!!! Ehhhh, mu përgjigj hoxha dhe patrioti Mullah Ramush Shatri ; “Kumbar për në xhami Sërbia s na pengon sepse është  histori e gjatë të ta spjegojë, kurse nuk e duron shkollimin e shqiptarëve nëpër shkolla, prandaj vazhdoje shkollen dhe kur të keshë kohë mirru edhe me fenë…”!Sa I menqur që ishte !Kështu edhe veprova!Unë që në atë moshë, po vazhdoja shkollimin por edhe I isha bërë babait të rritur jetim, në punët e bujqësisë dhe kudo që arrija, krah I djathtë!Që në moshën dhjetevjecare, më ishte cfaqur një dhimbje e rëndë në anën e djathtë të trupit, dhe një herë në vit më zinte dhe mendoja se do të vdisja!Më dëegonin atëherë në Istog, me qerre kuajsh me (me trinë) se harroj kurrë, me jipnin një ingjeksion Penicilin apo Jugocilin nuk e dija, më pushonin dhimbjet, edhe për një vit !!!Dhe kështu më zgjati, deri në vitin 1974, ku do të shënohet dita ime e shpëtimit dhe e zhgënjimit për jetën?!

 

Vijon

Nesër, mund të lexoni:

NË MES TË VUAJTJEVE,TË OPTIMIZMIT,URTËSISË DHE TRADHËTISË PAS SHPINE…PROTAGONISTI,RRËFEN JETËN DHE PERIPECITË E JETËS…! UNË

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button