Lajme

Putin: Krimea do të jetë përgjithmonë pjesë e Rusisë

Në ditën kombëtare të Unitetit, presidenti rus Vladimir Putin tha se Krimea do të jetë gjithmonë pjesë e Rusisë. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 – një lëvizje që vendet perëndimore e konsiderojnë si të paligjshme.

Putin mbështeti aneksimin ndërsa vizitoi Sevastopolin, qytetin që është porti i flotës ruse të Detit të Zi.

‘Vendi ynë ka rifituar unitetin historik. Kjo lidhje e fortë dhe e qëndrueshme mund të ndihet më shumë këtu në Sevastopol, në Krime”, tha Putin të enjten. “Ata janë pjesë e Rusisë dhe do të jenë gjithmonë, pasi ky është vullneti sovran, i lirë dhe i palëkundur i popullit, i të gjithë popullit tonë.

Dita e Unitetit shënon dëbimin forcave polako-lituaneze në 1692 që pushtuan Moskën; festa filloi në vitin 2005. Gjithashtu Dita e Unitetit u bë gjithashtu një rast për marshime kundër emigrantëve nga nacionalistët, por autoritetet e Moskës ndaluan që kjo ngjarje të zhvillohej në kryeqytetin rus këtë vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button