Lajme

Vijon gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë, dëgjohet dëshmitari i katërt

Vijon dhe këtë të premte gjyqi në Dhomat e Specializuara në Hagë,ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020 kur edhe u arrestuan në Prishtinë.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button