Lajme

Rrëmbeu ish-bashkëjetuesen, arrestohet 59-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 59-vjeçar pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij. Sipas uniformave blu është prangosur Q. L., 59 vjeç, banues në Fllakë. Për një periudhë të gjatë kohore, ai ka përndjekur, dhunuar dhe marë me forcë ishbashkëjetuesen e tij shtetasen K. H., 37 vjeçe.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, arrestuan 1 shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”. Q.L., 59 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi për një periudhë të gjatë kohore, ka përndjekur, dhunuar dhe marë me forcë ishbashkëjetuesen e tij shtetasen K. H., 37 vjeçe,” njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button