Lajme

Ngacmimi s*ksual me dy nxënëset në Pogradec, flet gjyshja e 14-vjeçares

Një ngjarje e rëndë u raportua dje në media, ku drejtori i një shkolle në Pogradec kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

Gjyshja e një prej nxënësve ka folur për ngjarjen që ndodhi në shkollën e fshatit Stropckë.

Ajo ka treguar: I ka shkruar cupës në telefon, cupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, cupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë.

Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që cupa u ul poshtë. Nuk e di cfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me cupën. Vajza na tregoi pastaj,prindrit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me cupën tjetër dhe babain e asaj.

Dje na thirën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jasht përjashta, për cupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra,ta varin.

Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa cupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button