Lajme

Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohen tre të rinjtë në Korçë

Tre persona në Korçë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve G. E., 26 vjeç dhe B. E., 30 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë (vëllezër), pasi në rrugën Korçë-Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pulahë, Korçë.

Këta persona janë konstatuar me mjetin tip “Volkswagen” dhe në momentin që punonjësit e policisë iu bënë me shenjë që të ndalonin, për të ushtruar kontroll në mjetin e tyre, nuk iu bindën urdhrit të tyre por u larguan me shpejtësi.

Shërbimet janë vënë në ndjekje të mjetit dhe pas kapjes së tij, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bandiera metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve, të cilat dyshohet se dy shtetasit, i kishin vjedhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Gjithashtu është arrestuar 32-vjeçari E.K., banuesin në fshatin Vërdovë pasi në rrugën “Industriale”, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar një mjet ciklomotor tip “Gunemi Moto”, pa targa, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të dhënë dokumentacionin dhe lejen e drejtimit, por i ka fyer ata dhe ka tentuar të largohet.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se mjeti nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni dhe drejtuesi ishte pa leje drejtimi.

Informacion-DVP Korçë-Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve G. E., 26 vjeç dhe B. E., 30 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë (vëllezër), pasi në rrugën Korçë-Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pulahë, Korçë, këta shtetas janë konstatuar me mjetin tip “Volkswagen” dhe në momentin që punonjësit e policisë iu bënë me shenjë që të ndalonin, për të ushtruar kontroll në mjetin e tyre, nuk iu bindën urdhrit të tyre por u larguan me shpejtësi.

Shërbimet janë vënë në ndjekje të mjetit dhe pas kapjes së tij, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bandiera metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve, të cilat dyshohet se dy shtetasit, i kishin vjedhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

———–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në rrugën “Industriale”, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar një mjet ciklomotor tip “Gunemi Moto”, pa targa, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të dhënë dokumentacionin dhe lejen e drejtimit, por i ka fyer ata dhe ka tentuar të largohet. Nga verifikimi i kryer rezultoi se mjeti nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni dhe drejtuesi ishte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button