Sport
Kombëtarja gjermane, një lojtar pozitiv me COVID dhe 5 të tjerë në karantinë

Teksa kombëtaret kanë vazhduar grumbullimet e lojtarëve për ndeshjet e muajit nëntor, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, nuk mungojnë edhe të papriturat.
Dëmtime lojtarësh dhe largime nga grumbullimi, ky nuk është rasti i Kombëtares Gjermane.
Siç bëhet e ditur nga Federata Gjermane, një futbollist ka rezultuar pozitiv me COVID-19
Autoritetet shëndetësore gjermane kanë urdhëruar që 5 futbollistë të tjerë të futen në karantinë.
Nuk është bërë akoma e ditur se cili është lojtari i infektuar me COVID, dhe cilët janë 5 të tjetër e karantinuar.