KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

NEXHAT (HAJDAR)SHOSHI- ISHTE INXHINIER I MREKULLUESHEM I MAKINERISE DHE TEPER I DASHUR PER TE GJITHE ATA QE E NJOHJEN…

Nga data 28 tetor 2021, kur mora lajmin per vdekjen tragjikisht, ne Gjermani te shokut, mikut dhe te nderuarit tone Nexhat (Hajdar) Shoshit, nga fshati Kashice I komunes se Istogut, nga do ta Besoja dhe isha I shokuar per kete lajm te trisht!Me kishte njohur per kete humbje fizike te Nexhatit, shoku dhe miku yne I perbashket Rame Mulaj nga Banja e Istogut(deri me pare e njohur si Banja e Pejes)qe bashkerisht e njihnim nga afer dhe kishim bere muhabete deri ne ato te qeshjeve te panderprera!

Eshte per dhembje vdekja e Nexhatit, I cili pas vetes ka lene kater femije dhe gruan!Ne kete familje nga 7 vellezerit qe ishin, nga viti 1986 dhe deri tani kane vdekur Valdeti , Nazmiu dhe tash Nexhati, duke e lene nenen e tyre te stermoshuar Ajshen, vellezerit Xhevdetin, Xhavitin, Zijain dhe Mazllumin, me mall dhe merzi vertete te medha!

Nexhati, do te ngelet ne kujtesen time dhe tonen, si njeri I ngritur , human dhe solidar, me shume vlera njerezore, qe nuk I posedon kushdo!Ai pa ndar pasi mbaroi Universitetin e Prishtines, perkatesisht Fakultetin Teknik Degen e Makinersise u be pjese e pandashme e biznesit te ketyre vellezerve te cilet qe nga viti 1981, u bene shembulli tipik, I  ndertimit te ndermarrjeve fitimprurese dhe t e rendesishme per tere industrine e Kosoves dhe ne Gjetmanine Lindore, perkatesisht ne Leipzig!Kudo ishte edhe Nexhati, me angazhimet e tij…Vellezerit Shoshi jane bere per 40 vite ikone e Bizneseve te dalluara dhe te shendosha, duke iu falenderuar angazhimit te te shtate vellezerve Shoshi(Xhevdetit, Xhavitit,Nazmiut, Zijajit, Nexhatit,binjakeve Mazllumit dhe Valdetit).

Sa kend e ndihmuam keta vellezer me bizneset e tyre te shembullta per mbrojtjen kunder klorozionit si fillim e deri te sistemet e izolimeve termike neper uzinat me te njohura te Kohes, sikurse qe ishte Korporata Energjetike e Kosoves dhe shume e shume xhigante tjera jo vetem ne kosove!Keta vellezer u dalluan per bemires ehze para por sidomos gjate Luftes se fundit ne kosove dhe pas saj, duke ndiihmuar edhe institucionet dhe popullaten skamnore te Kosoves!

 

Ata mbajten me shpenzimet e tyre per vite te tera universitetin e Kosoves, ku dekanm ishte patrioti I ndjere Ejup Statovci(rektoratin  pra ne shtepune e tyre private ne lagjen Velania te Prishtines) vellezerve dhe ndihma tjera te panumerta!!!Ju shpreh ngushellimet me te sinqerta, vellezerve Xhevdet, Xhavit, Zija dhe Mazllum Shoshit, nenes se tyre stoike dhe heroine, Ajshes, motresse tyre Gjejrones sidomos familjes se nmgushte te Nexhatit, gruas f emijeve,dhe mbare familjeve te tyre te ngushta dhe te gjera!Ngushelloj, nga distance ne Mergim, te gjithe ata qe e njohen kete njeri te mire dhe me te mira  Nexhat (Hajdar) Shoshit!!!

Muhamet(Lush) Cetta, gazetar ne France

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button