Lajme

Qytetari denoncoi inspektorët e AKU në Fier, ministri i Drejtësisë: Do të ndiqen nga SPAK

Qytetarët që do të përballen me abuzime nga zyrtarë të administratës shtetërore tashmë mund t’i denoncojnë ata nëpërmjet fakteve në Njësinë Antikorrupsion. Kjo njësi ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në administratën publike.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja denonci edhe një rast të inspektorëve të AKU në Fier, të cilët tha se i vunë gjobë pa të drejtë një subjekti, pronari i tC cilit i denoncoi. Tashmë inspektorët po hetohen nga prokuroria.

Qytetari është vendosur nën presion nga disa inspektorë të AKU në Fier , por ai e ka refuzuar dhe ka lajmëruar njësinë antikorrupsin dhe sot gjobëvënësi me akses shteti por që nuk përfaqësojnë shtetin, do të përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do të vendosim në kallëzim edhe drejtuesin si person në dijeni të paktën.

Drejtuesit jo domosdoshmëria janë pjesë e gjobave , por duhet të dinë. Uroj që prokuroria të vihet në lëvizje dhe zëri qytetarit të respektohet. Qytetaret të mos nënshtrohen, na vini në provë, na sfidoni me zërin tuaj dhe nëse ne nuk do ju përgjigjemi atëherë rikthehuni te ankesa, tek kritikat dhe mallkimet pasi u kanë marrë këtë.
U bëj këtë thirrje qytetarëve që ankohen për mjekët, pyjet, legalizimet, për fatura për policinë dhe çdo lloj inspektoi në territor, kjo është një betejë që në mund ta fitojmë por nuk e fitojmë dot pa qytetarët. Duhet të jemi bashkë, pasi halli i njërit prej jush sot do të bëhet i tjetrit. Këto shushunja që fryhen me vulën e shteti dhe djersën e gjakun e qytetarëve. SPAK të vazhdojë me pjesë e hetimit. Nga sot qytetarët kanë një zë të tyren dhe që kontrollojnë shërbimet që ata kërkojnë.”, tha Manja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button