Lajme
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar sot në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit.
Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin me inicialet S. T., ka përplasur këmbësorin me inicialet E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.