Bota

Rusia nis tanket drejt Ukrainës: Reagojnë urgjent SHBA-të

Bashkimi Europian ka reaguar i shqetësuar nga rritja e beftë e prezencës ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën. BE e sheh si një kërcënim të madh numrin e lartë të tankeve ruse në kufi me Ukrainën, ndërsa vendi ndodhet në një luftë civile në pjesën lindore të tij që prej vitit 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Ndërkohë Sipas AFP, SHBA-të kanë kërkuar shpjegime urgjente nga Rusia për aktivitetin e lartë ushtarak në kufi me Ukrainën.

Gjithçka ndodh pasi Ukraina bleu disa dronë të armatosur nga Turqia dhe me ta sulmoi disa pozicione ushtarake të rrebelëve pro-rus në lindje të vendit. Ky veprim shkaktoi reagimin e fortë të Rusisë, të cilët akuzuan Ukrainën për shkelje të armëpushimit, ndërsa Kievi shpjegoi se pro-rusët kishin sulmuar të parët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button