Vrasja e dy të rinjve në Astir, zbulohet cfarë filmuan kamerat e sigurisë

Atentati mafioz në Astrit i ndodhur mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është bërë si pasojë e përplasjes së bandave në kryeqyteti. Report Tv mëson se një kamera sigurie në zonë ka mundur të filmojë momentin ku mjeti tip ‘Toyota’ me targa AA 532 ON e përdorur nga autorët ka qëlluar fillimisht nga mbrapa mjetin “Audi A 7” ku udhëtonin Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe miku i tij Armand Dumani, 26 vjeç.
Më pas autorët i kanë dalë paralel në anën e djathtë të “Audit”, ana e pasagjerit, dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke bërë shosh mjetin dhe lënë dy viktima. Autorët që mendohet se janë më shumë se dy, janë me pagesë pasi kanë planifikuar me detaje vrasjen e tipin mafioz në Tiranë.
Kamera e sigurisë në Astir ka mundur të fiksoje disa sekonda të ngjarjes dhe pavarësisht se në një distancë të largët ka mundur të filmojë një pjesë të atentatit mafioz.
Erigers Mihasi kishte vetëm një javë që kishte ardhur nga Gjermania dhe i ishte dedikuar xhamisë si një rrugë për t’u larguar nga bota e krimit.
Ai së bashku me mikun e tij Armand Dumani po shkonin në dasmë në një shoku të tyre në momentin që u vranë. Kjo tregon se autorët, vrasës me pagesë, kanë monitoruar lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin ditën e djeshme.
Pas ngjarjes së mirëfilltë mafioze që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, duket se atentatorët për të shpëtuar, janë larguar menjëherë drejt Thumanës, ku edhe u gjet një automjet i djegur “Toyota”. Në makinë e cila rezulton e vjedhur në Greqi, ndërsa targat në Tiranë, u gjetën 2 kallashnikov pa silenciator, të cilët mendohen se janë arma e krimit që i mori jetën Erigers Mihasit, 32 vjeç dhe Armando Dumanit 26 vjeç.
Të rinjve një breshëri kallashnikovi u mori jetën, vetëm 30 minuta pasi më parë ishin ndalur në një postbllok policor në zonën e Politeknikut në qendër të kryeqytetit. U lanë të lirë, një liri që rezultoi fatale.
Pasi u qëlluan me armë, makina e viktimave u përplas me një shtyllë aty pranë. Viktimat kanë qenë të paarmatosur dhe pas kontrollit e mjetit të tyre në vendngjarje gjithashtu nuk është gjetur armë.
Objektivi i atentatit duket se ka qenë Mihasi, edhe për arsyen se për viktimën tjetër Armand Dumani, 26-vjeç, nuk ka ndonjë precedent penal të regjistruar.