Lajme

Gjermania shënon rritje rekord të infektimeve me COVID

Shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani është rritur në nivelin më të lartë, prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas Institutit Robert Koch, javën e kaluar janë infektuar 303 persona për 100,000 banorë.

Numri total i viktimave është rritur për 43 brenda 24 orëve, duke prekur totalin e 97,715.

Tri partitë që synojnë të formojnë koalicionin, planifikojnë të ashpërsojnë masat për të luftuar përhapjen e një vale të re të infektimeve, ka thënë bashkudhëheqësi i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck.

Ne do të zgjerojmë kufizimet në krahasim me propozimet që kemi bërë në fillim”, ka thënë ai për transmetuesin ARD.

Të shtunën, tre ministra të landeve gjermane, u kanë bërë thirrje partive që po negociojnë për qeverinë e re, që landeve t’iu zgjatet periudha kur mund të marrin vendime të ashpra për pandeminë, siç janë izolimet apo mbylljet e shkollave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button