Lajme

Kjo është familja shqiptare që humbi jetën në aksidentin me tri viktima në Greqi

Nje familje shqiptare u shua diten e djeshme ne një aksident tragjik në zonën e Lamias, në Greqi, teksa tri jete jane shuar në një ngjarjen e rende.

Makina tip “BMW” me të cilën ata po udhëtonin, është përplasur me një trailer që tranportonte naftë dhe është shkatërruar e gjitha.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe.

I vetmi i mbijetuar është djali i familjes, një 17 vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit që janë vërtet të rënda, ndërsa ka dalë dhe foto e familjes që u aksidentua.

Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Kryetari i fshatit të Koromilia, Dimitris Giataganas, ka thënë se asfalti në këtë zonë është i vjetër dhe me reshjet e para, ai bëhet i rrezikshëm.

“… për dekada nuk ka pasur asnjë aksident trafiku në këtë rrugë dhe brenda 1.5-2 vitesh kemi numëruar të paktën tetë prej të cilëve dy me vdekje.

Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla (me shi) bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button