Lajme

Vrasja e arkitektit italian nga grabitësit në sy të gruas, lirohen 2 shqiptarët e arrestuar

Vrasja e arkitektit Roberto Mottura qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, pas një grabitje, tronditi opinionin italian. Tre të huaj ishin arrestuar në tetor, pasi kishte dyshime që ishin të përfshirë në grabitjen që pasoi me vrasjen e Mottura.

Gruaja e Mottura kishte parë grabitësit ku edhe ishte shprehur: “ I pashë hajdutët në shtëpinë time, më thanë mos lëviz e mbyll gojën ”.

Mottura kishte tentuar instinktivisht të mbronte familjen (gruan dhe fëmijën) por u vra me pistoletë njëri prej kriminelëve.

Ishin tre të tillë atë mbrëmje, që policia dyshonte se ishin tre shqiptarët e prangosur në tetor të vitit 2021. Por tani rezulton se dy prej tyre ( Mergim Lazri dhe Flagoert Syla) dalin nga burgu se nuk kanë lidhje me grabitjen dhe vrasjen. Mbetet në burg vetëm Emirjon Marjni ose ai që ka tërhequr fizikisht këmbëzën duke vrarë pronarin.

Mbetet për t’u parë tani nëse i fundit nga të pandehurit ende në burg do të vendosë të bashkëpunojë duke dhënë emrat e atyre që e shoqëruan në shtëpinë e Mottura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button