Lajme

Ky është vendi ku fqinji mbajti peng dhe vrau 8-vjeçarin në Fier

Ky është vendi ku fqinji mbajti peng dhe vrau 8-vjeçarin

Ky është vendi ku fqinji 38-vjeçar vrau dhe groposi një fëmijë 8-vjeçar, në fshatin Grecalli të Fierit.

Klodian Çalamani, autori i kësaj vrasje, jetonte në kushte të vështira, ndërsa thuhet se familja e 8-vjeçarit që ai i mori jetën duke e goditur me lopatë, e mbante me bukë për të jetuar.

Si ndodhi ngjarja?

Çalamani e rrëmbeu fëmijën e fqinjit rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, kur i mituri po lëvizte me biçikletë. Pas kësaj autori e mbajti peng derisa e vrau dhe më pas e mbuloi me baltë në një cep të oborrit të tij.

38-vjeçari Çalamani është i njohur për policinë pasi dhe në vitin 2006 ka marrë peng një tjetër të mitur. Në atë kohë ai bashkëpunoi me një tjetër person, dhe mbajtën vajzën e mitur duke e torturuar për 20 minuta. Dy autorët u dënuan nga gjykata e Fierit me 4 vite burgim për veprën penale të heqjes së lirisë e kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button