Lajme

Mijëra njerëz në shesh, çekët kundërshtojnë masat për të pavaksinuarit

Mijëra protestues dolën në rrugët e Pragës për të kundërshtuar masat e reja shtrënguese kundër Covid që ndalon personat e pavaksinuar të kenë akses në vendet publike.

Demonstruesit në kryeqytetin çek shpërfillën masat e distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave të fytyrës, ndërsa u mblodhën kundër izolimit të ardhshëm, në përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989.

Qeveria çeke po mendon të vendosë masa për të “pabindurit”, duke i ndaluar ata nga ngjarjet publike, baret dhe restorantet, në një përpjekje për të rritur ritmin e vaksinimit.

Vendi evropian shënoi një rekord të ri, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 22 mijë të infektuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button