Lajme

Diell dhe temperatura deri në 22 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 13°C.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button