Me foton e Mateos në duar, familjarët e 8-vjeçarit bllokojnë bulevardin kryesor në Vlorë

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo te vrare pak dite me pare ne Fier, kanë mbërritur në paraburgimin e Vlorës dhe kërkojnë drejtësi për fëmijën, i cili u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij.
Ata vijojnë të mbajnë të bllokuar bulevardin kryesor “Ismail Qemali”, duke i bërë thirrje popullit të Vlorës t’i bashkohet drejtësisë për Mateon.
Me heret nena dhe te afermit e femijes se vrare qendruan tek paraburgimi i Vlores ku mbahet autori i ngjarjes Klodian Calamani.
Ata kerkuan te hyjne aty per ti kerkuar shpjegime autorit ne lidhje me shkakun pse ekzekutoi femijen e mitur dhe te pafajshem.
“Pres të na thotë të vërtetën, çfarë të donte do ja jepja… Të dalë aty i poshtri, dil kriminel i mallkuar, dil ore i poshtër… Dua të marr gjak”.- eshte shprehur nena e Mateos.