Lajme

Ra aksidentalisht nga soleta, 72-vjeçarja përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një 72-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga soleta e banesës së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet R.L., është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button