Sport

Edy Reja “tradhton” Shqipërinë, bëhet trajner i kësaj kombëtareje..

Nuk ndodh çdo ditë të shohësh në rolin e arbitrit një futbollist të Serie A. Megjithatë, kjo ndodhi pasditen e djeshme në Formello, me Ciro Immobile që kishte veshur uniformën e pazakontë pëtr të. Sulmuesi i Lazios u shfaq si gjyqtari i ndeshjes, me bilbil në gojë.

Qendra Sportive e bardhekaltërve priti një miqësore midis ekipit të Papës (një lloj kombëtareje e Vatikanit, e përbërë nga punonjës të Shtetit Pontifikal) dhe një përzgjedhjeje të Organizatës Botërore të Romëve (World Rom Organization”, një shoqatë që mbron të drejtat e popullsisë rome).

Trajnerë të kësaj miqësoreje të jashtëzakonshmem në stolat e dy skuadrave, ishin ish-trajneri i Lazios dhe aktualisht i Shqipërisë, Edy Reja (për përfaqësuesen e romëve) dhe Maurizio Sarri (për përzgjedhjen e Vatikanit). “Një përvojë unike dhe emocionuese. U ndjeva mirë që mora pjesë në këtë event të kërkuar nga Papa dhe ishte një nder që u zgjodha si arbitri i ndeshjes”, – u shpreh Ciro Immobile.

Nga ana e tij, trajneri Edy Reja nënvizoi: “Sot mora rolin e veçantë të trajnerit të skuadrës së Vatikanit. Më thirri Lotito dhe e pranova me kënaqësi ftesën. Përfitova nga rasti të përshëndesja miqtë e vjetër, sepse nuk i kisha parë që kur jam larguar nga këtu. Në krahasim me kohën kur unë u largova, Qendra Sportive e Lazios qenka përmirësuar në mënyrë eksponenciale, urime presidentit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button