Lajme

Ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, kush ishte Hueyda El Sayed

Lajmi i trishtë se ka ndërruar jetë artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied ka tronditur showbizzin shqiptar. Artistja jetonte prej kohësh në Luksemburg, ku ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. El Saied ishte ndër të paktat vajza qe ka provuar gjithçka sa i përket ekranit.

Gjatë karrierës së saj profesionale, ka pasur privilegjin të punojë si disa fusha. Shqiptarët e njohin si një balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore. El Saied lindi në Tiranë në vitin 1975 nga prindër shqiptarë dhe sudanezë.

Ka studiuar në Shkollën Artistike Jordan Misja në Tiranë dhe gjithashtu ka studiuar në Universitetin e Tiranës . Ajo ka një diplomë master në bashkëpunim ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe politika evropiane nga Universiteti i Romës në Itali. Në vitin 2003 merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën “Ndërro”.

Ajo u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Francë, ku vazhdoi karrierën e saj si balerinë. Ajo vallëzoi për këngëtarë dhe grupe: Lara Fabian, MOOS, Donna Summer, Nigel dhe Marvin, dhe Larousso, etj. Në vitin 2000 ajo botoi romanin e saj të parë “Ngjyra e lëkurës sime”, ndërsa në vitin 2006 doli libri i dytë. Ajo ka punuar si një modele dhe ka marrë pjesë në një sërë reklamash televizive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button