Lajme

Dëshmia e të mbijetuarit nga tragjedia në Bullgari: Pashë çdo gjë, vetëm unë s’kisha fjetur

Një aksident tragjik u mori jetën të paktën 45 personave, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Një nga të mbijetuarit e aksidentit ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi tha se nuk kishte fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.

Ai ka treguar se e ka thyer xhamin e autobusit pasi ishte mbuluar gjithçka nga tymi.

Rasti ka ndodhur nga ora 2 e natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy.

Unë isha në këtë pjesën e majtë të autobusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina, por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panik i madh.

Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button