Show-Biz

Fifi nuk përballon debatin në Big Brother VIP dhe humb ndjenjat

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Big Brother VIP. Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Nga ana e saj këngëtarja u shpreh se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas këtij momenti, Fifit i bie të fikët.

Pasi e mori veten, Fifi u thirr në dhomën e rrëfimit, ku gjatë një diskutimi me Arbanën, këngëtarja u shpreh se Balina ka mendim negativ për të dhe se po e akuzon pa të drejtë.

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leri të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.

Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.
Fifi: Ajo nuk ka kurrfarë mendim pozitiv për mua. Unë nuk jam duke luajtur akoma. Kjo që bëj unë nuk është lojë. Ajo më cënoi

Arbana: Po pse? Sepse të tha që ti ke dashur vëmendje

Fifi: Jo ajo më tha që ty të ka humbur vëmendja. Ju më keni thënë që qëndrimi i Balinës dhe i Arbrit janë qëndrime të publikut.

Arbana: Jo, ato janë qëndrimet e tyre. Publiku ka qëndrime të tjera. E rëndësishme është që ju ta shijoni.

Fifi: Nuk po më lini të shijoj. Unë nuk jam duke luajtur në asnjë sekondë. Akoma unë nuk kam nisur të luaj. Unë e urrej hipokrizinë. Janë shumë sende që mua më kanë shqetësuar. Kur unë akuzohem që mua më ka humbur vëmendja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button