Lajme

Franca dhe Britania anulojnë bisedimet pas tragjedisë në kanalin anglez

Ministri i Brendshëm i Frnacës Gérald Darmanin ka anuluar bisedimet me përfaqësuesen e Mbretërisë së Bashkuar Prit Patel, pasi kryeministri Boris Johnson bëri thirrje për zgjidhjen e çështjes së emigrantëve, pasi të paktën 27 migrantë u përmbytën të mërkurën, duke kaluar kanalin anglez nga Franca në Britani.

Darmain tha se Franca ishte e zhgënjyer nga plani. “Bërja publike e bëri atë edhe më keq”. Johnson përcaktoi pesë hapa në letrën e tij drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron për të shmangur përsëritjen e tragjedisë së të mërkurës.

Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, 31,500 persona kanë tentuar të kalojnë Kanalin drejt Britanisë prej fillimit të vitit dhe 7,800 persona janë shpëtuar në det. Sipas autoriteteve britanike, më shumë se 25,000 persona kanë arritur ilegalisht këtë vit në Britani, shifër tri herë më e lartë sesa më 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button