Rajoni

Me dy avionë ushtarakë , 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari mbërrijnë nesër në Maqedoni

Të premten pritet që trupat e pajetë të 45 personave që humbën jetën tragjikisht pas djegies së autobusit në autostradën e Strumës në Bullgari do të kthehen në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori bullgar në vend Angel Angelov, ka bërë me dije se pritet që dy avionët ushtarak transportues të viktimave të mbërrijnë në Maqedoni mëngjesin e së premtes.

Pala bullgare do të sigurojë dy avionë transportues ushtarakë që do të transportojnë trupat e viktimave nesër në mëngjes”, tha Angelov.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi më 23 nëntor në rrugën “Struma”, afër qytetit të Pernikut, kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa shtatë janë lënduar.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button