Lajme

Presidentja e KE: Ka ardhur koha për vaksinimin e detyrueshëm të gjithë qytetarëve

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka bërë një deklaratë të fortë në një konferencë për mediat, ku ka thënë se BE po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë njerëzit.

Deri para dy-tre vitesh nuk do ta kisha menduar kurrë, por është koha të diskutojmë për vaksinimin e detyrueshëm”, ka thënë presidentja e Komisionit Europian.

“Është përgjegjësi e shteteve anëtare, ndaj nuk na takon ne të japim rekomandime”, ka thënë më tej përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Nëse më pyesni për pozicionin tim personal, dy ose tre vjet më parë nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja atë që shohim tani. Kemi një pandemi të vazhdueshme, kemi vaksina që po shpëtojnë jetë dhe nuk po përdoren kudo siç duhet, dhe kjo ka një kosto të madhe shëndetësore“, thotë Von der Leyen.

Sipas saj 1/3 e popullsisë në Europë nuk është vaksinuar ende.

“Kemi 1/3 e popullsisë evropiane e cila nuk është e vaksinuar. Jo të gjithë mund të vaksinohen, por shumica dërrmuese munden dhe për këtë arsye është e kuptueshme dhe e përshtatshme që të ketë debat në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm brenda BE”, vëren Von der Leyen.

Presidentja e KE-së foli dhe për variantin e ri të Covid, Omicron, që edhe pse ekspërtët thonë se ka simptoma të lehta, po e çon gjendjen e gadishmërisë së shteteve në një nivel të lartë.

Von der Leyen tha se Pfizer/BioNTech dhe Moderna ishin vendosur të jepnin 360 milionë doza më shumë deri në fund të marsit, duke siguruar që të kishte furnizim të mjaftueshëm për dozat përforcuese për qytetarët. “Ky është një lajm i mirë. Kështu që shko merre,” tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button