Lajme
Shiu përmbyt Shkodrën, sistemi i kullimit jashtë funksionit

Reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë përfshirë qytetin e Shkodrës prej disa minutash.
Kjo ka krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Rrugë të mbushura me ujë shihen në pamjet e siguruara, ndërkohë që meterologët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm të zgjasë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.