Lajme
Hidhet nga kati i tretë në Tiranë, gruaja 42-vjecare në gjendje të rëndë në spital

Nje grua eshte hedhur nga kati i trete ne Tirane ndersa ndodhet ne spital ne gjendje te rende.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur ne zonen e njohur si Ardeno.
Behet fjale per nje grua 42 vjecare e cila mesohet se eshte hedhur nga lartesia per aresye qe ende nuk dihen.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 05.12.2021, rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D. P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.