Lajme
Për gratë shtatzëna! Pse nuk duhet të vaksinoheni në 3 muajt e parë?

Duke jetuar në një kohë pandemie, pyetjet rreth virusit dhe vaksinës janë të shumta.
Një ndër pyetjet që kanë shumë qytetarë është: kur është periudha e duhur për të bërë vaksinën gratë shtatzëne?
Për këtë gjinekologia, Moza Keta thotë se është mirë që vaksinimi të evitohet gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.
Moza Keta: Unë them në tre mujorin e parë kur ndodh formimi i organeve të bebit, në këtë tre mujor unë mendoj të evitohet kryerja e vaksinës.
Ndër të tjera gjinekologia rekomandon vaksinim e fëmijëve mbi 12 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore.
“Ata janë grupe risku të mëdha, dhe nëse i kap Covidi ata e kalojnë shumë rëndë dhe mund të përfundojnë edhe në vdekje”, tha ajo