Lajme

Rreziku nga “Florona” varianti i ri i koronavirusit, Rakacolli qetëson qytetarët

Varianti ‘Omicron’ po përhapet me shpejtësi duke shtuar ndjeshëm numrin e infektimeve ditore, gjatë ditëve të para të 2022 një tjetër emër infeksioni po qarkullon në gjithë botën “Florona”.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi në një intervistë në Report Tv se në “Florona” nuk është varinat i ri i COVID-19, por është një mbivendosje infeksionesh të COVID dhe gripit tek i njëjti person.

“Florona u lancua nga Izraeli dhe është një mbivendosje infeksionesh tek i njëjti person ai i COVID-19 dhe atij gripal. Nuk është variant i ri virusi. Në Tiranë është edhe gripi stinor që është aktiv, gjë që nuk e kishim vitin e kaluar. Fakti që tregon se ka nisur të mbizotërojë edhe gripi, atëherë COVID nuk e ka më atë fuqinë shpërndarëse si në fillim , por edhe se vaksinimi ka dhënë efektin e saj”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja Rakacolli tha se në Shqipëri nuk përcaktohet dot varianti i COVID që është infektuar një qytetar, “por duke u nisur nga klinika, tani për tani mbizotëron ende Delta dhe jo Omicron”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button