Lajme

80% e popullsisë së BE-së është vaksinuar plotësisht kundër Covid

80% e popullsisë së rritur të BE-së është vaksinuar plotësisht, sipas Komisioneres për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore Stella Kyriakidou.

Kyriakidou, në një postim në Twitter tha: “Një tjetër moment historik në vaksinimin kundër Covid-19 është përmbushur.

80% e të rriturve në Bashkimin Europian janë vaksinuar plotësisht. Kjo do të na mbrojë nga virusi dhe në këtë mënyrë do të mbrojmë njëri-tjetrin. Mesazhi është i qartë. Vaksinohuni dhe merrni dozën përforcuese.

Ata ofrojnë mbrojtja më të mirë kundër efekteve më serioze të virusit.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button