Show-Biz

Filmi i shumëpritur! Brad Pitt dhe Lewis Hamilton bashkojnë forcat

Në dhjetor të vitit të kaluar u përfol gjatë për një film të ri të lidhur me Formula 1 i cili do të drejtohet nga Joseph Kosinski në të cilin do të marri pjesë aktori i njohur amerikan Brad Pitt dhe ish-kampioni Lewis Hamilton.

Mediat e huaja shkruajnë se projekti ka nisur dhe se Apple po ndan nga 130 deri në 140 milionë euro për këtë punë, projekt ky i kërkuar nga Paramount, MGM, Sony, Netflix dhe Amazon.

Filmi bën fjalë për një ish-pilot të Formula 1 në pension, që luan rolin e këshilltarit për një talent të garave.

Mësohet se ky skenar është përgatitur nga Ehren Kruger e Jerry Bruckheimer do të jetë producenti i këtij projekti.

Ehren Kruger producenti dhe skenaristi i filmave më të njohur amerikan si:“Top Gun: Maverick”, “Ghost in the Shell”, “The Ring”, “Arlington”,“Scream 3” dhe të tjera
Ndërsa Hamilton ka prodhuar më parë ‘Cars 2′,’ Cars 3′ dhe ‘Zoolander 2’, por nuk ka aktruar asnjëherë.

Ai në deklaratën më poshtë është shprehur i gatshëm për të vënë në skenë projektin e shumëpritur.
“Kam bërë një audicion për një film pak kohë më parë dhe u desh një ditë për të mësuar rolin.

Është shumë e ngarkuar dhe po përpiqem të marr ditë për t’i dhënë vetes pak kohë, në mënyrë që të jem më i miri që mund të jem edhe këtu [në Formula 1].

Kështu që thjesht po përpiqem të gjej një ekuilibër.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button