Show-Biz

Albi tërheq deklaratën e tij për Alesjan: “Vazhdo rrugëtimim tënd”

Gjatë “Për’puthen PRIME” Alesja dhe Albi kan patur një përballje. Ata kanë folur lidhur me krisjen e tyre të ndodhur pak kohë pas deklarimit të konkurrentit.

Albi u shpreh se marrëdhënia e tyre u zbeh që nga momenti që ai u deklarua se donte të dilte vetëm me të.

Nga ana tjetër, Alesja këmbënguli vazhdimisht se krisja e tyre ka ndodhur si rrjedhojë e reagimit të Albit, kur ajo zgjodhi të dalë në një takim me një tjetër konkurrent, Denzelin.

“Jo mashtrime, mos gënje. Ti je larguar kur un zgjodha Denzelin. Unë e zgjodha Denzelin, ti u zhduke.Deklarata jote më ka vënë shumë në presion. Mund të them se 70% të njohjes sonë, ti e preve me deklaratën që bëre.”-shtoi Alesja.

Këto fjalë e kanë bërë konkurrentin të vendosë ta tërheqë deklaratën e tij, duke i kërkuar të vazhdojë rrugëtimin e saj.

“Meqënëse deklarata ime të ka bërë të ndihesh në presion, të ka vënë në kaq shumë siklet, atëherë, unë e tërheq deklaratën. Vazhdo rrugëtimim tënd.

Por, nëse unë tërheq deklaratën, unë nuk jam më në këtë karrige.

Unë në këtë program, o dal vetëm, o me ty.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button