Kosova

Haradinaj: Të eliminohen pajisjet përgjuese që Serbia ka instaluar në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dy propozime për ruajtjen e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se Serbia po instalon në Kosovë kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme.

Ai ka i ka kërkuar veçanërist policisë së Kosovës se duhet të rrisë kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime.

“Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.
Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime:

Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.

Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj’, shkruan Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button