Lajme

Si u vodhën të dhënat e pagave? Gazetarja zbardh dëshmitë e të arrestuarve

Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar hetimeve të Prokurorisë dhe dëshmisë së katër personave që ishin të arrestuar, ka hedhur dritë mbi skemën e nxjerrjes së të dhënave.

Sipas gazetares, Eni Qirjako ka deklaruar që i ka kërkuar Andi Agarai të dhënat, si koleg, pasi i duheshin për qëllim studimor. Ndërsa Agarai ka thënë se kishte një studim master dhe Qirjako ia ka kaluar databazën në mirëbesim, pa ditur se për çfarë do t’i përdorte. Sipas gazetares Klodiana Lala, kur janë publikuar të dhënat, Agarai i ka kërkuar të formatojë kompjuterin, por Qirjako nuk e ka bërë.

Endri Ikonomi, ka pretenduar se i ka blerë me faturë tatimore të dhënat tek Klodian Sota, pasi i duheshin për biznesin e tij, por se nuk e dinte burimin e tyre. Qirjako ka zbardhur mënyrën e nxjerrjes, ndërsa Agarai ka treguar emrat se ku i shiti”, raportoi Lala.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button