Bota

Kina shpërblen personat që raportojnë për shkelje të rregullave anti-covid

Kina do të ofrojë shpërblim monetar për këdo që raporton personat që shkelin rregullat strikte kundër përhapjes së koronavirusit. Shuma e tarifës varion në varësi të seriozitetit të shkeljes nga 300 në 11,000 juanë (nga 40 në 1,520 euro).

Komisioni lokal i shëndetësisë së qytetit kinez Shenzhen njoftoi javën e kaluar se çdo qytetar që raporton për shkelje të legjislacionit do të marrë një shpërblim monetar.
Por në raste se dy persona raportojnë për të njëjtin person, ai që ka lajmëruar i pari merr shpërblimin.

Shenzhen është një nga qytetet ku miliona banorë janë izoluar në shtëpitë e tyre, duke vendosur masa të rrepta kufizuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button