Show-Biz
Para Eurovisionit, Ronela Hajati do të performojë në një tjetër event evropian

Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Sekret”. Siduket Ronela ka një ndalesë para ‘Eurovisionit’ do të performojë në “Barcelona Eurovision Party” më 26 mars 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjete sociale. Pjesëmarrja e saj në këtë event është në kuadër të turit promovues përpara tri netëve të Eurovision Song Contest në maj.