Lajme

Mjeku: Vaksina anti-COVID s’të mbron nga gripi, 3 javët e ardhshme do ketë rritje infektimesh

Mjekët e qendrave shëndetësore po përballen me fluks pacientësh në një kohë që në qarkullim është gripi dhe varianti më i ri i COVID, Omicron i cili ka sjellë dhe një rritje të të infektuarve. Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan Ardian Jorgji i ftuar në “Abc Live” ka deklaruar se vaksina kundër COVID nuk të mbron nga gripi.

Këtë vit gripi jep kontribut për keq në të gjithë botën sepse vaksinimi ndaj gripit ka qenë më i pakët. Nga ana shkencore nuk është e provuar të thuash se bën vaksinën e COVID dhe je i mbrojtur dhe nga gripi. Rastet me COVID janë shtuar. Sa i përket numrit të rasteve të shtruar në spital në vendin tonë ka dhe një karakteristike tjetër. Ka plot njerëz që zgjedhin të trajtohen në shtëpi. Këtë numër s’mund ta neglizhojmë. Në rastet e rënda nuk mjafton vetëm terapia, duhet edhe mjeku në kokë. Në ditët e para rekomandoj vetëm vitamino-terapi. Në ditët e para asgjë tjetër përveç vitamino-terapisë”, tha Jorgji.

Sipas mjekut do të ketë rritje infektimesh edhe 3 javët e ardhshme. Mjeku tha se në këto kushte vaksinimi është shumë i nevojshëm.

“Unë e shikoj problemin edhe për 2-3 javët e ardhshme. Do ketë infektime. Prandaj insistoj që kujdesja të jetë edhe më e lartë, prandaj duhet të shikojmë edhe veten tonë jo vetëm fëmijët. Deri tani Omicron ka treguar një sjellje jo te keqe. Atëherë përse duhet të vazhdojmë të ndjekim virusin. Ti japim kohë dhe komitetit Shkencor i cili ka treguar se sa i përket Omicron ende ka nevojë për pjesën e vaksinimit. Komuniteti Shkencor do mendojë të tjera rrugë”.

Personat që e kalojnë më rëndë COVID sipas mjekut kanë mbrojtje më të madhe.

“Deri tani unë dhe vetë i përditësoj të dhënat dhe njohurisë dhe deri tani pretendimi i komitetin shkencor është se të vuajturit e pakët apo infektimi i pakët s’të lë dhe një mbrojtje kaq të madhe. Është vënë re se ata që e kanë kaluar më rëndë COVID, mbrojtja e tyre ka qëndruar shumë më gjatë dhe kjo bisedë po bëhet tani edhe për Omicron. Nuk është tamam kështu shkencërisht është shpejt për të gjykuar. Të kaluarit kaq vakët s’të lë me doemos një mbrojtje të sigurtë”, u shpreh ai.

I pyetur në 2022 do jetë fundi i pandemisë, mjeku Jorgji hezitoi të japë një përgjigje.

Këtë s’do guxoja ta thoja për shumë arsye. Nuk e kam thënë as më parë. I mbështetur në të dhëna shkencore s’mund ta thuash në asnjë mënyrë diçka të tillë”.

Përhapja me shpejtësi e “Omicron” nuk po kursen as më të vegjlit. Vizitat në raport me muajin dhjetor janë dyfishuar ndërsa të prekur me COVID po rezultojnë nga foshnjat deri tek moshat shkollore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button