Bota

Zjarr në lokal në Indonezi, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona kanë vdekur pasi një lokali ku bëhej karaoke në Papuan Perëndimore të Indonezisë iu vu flaka, pas një konflikti mes bandave rivale në atë zone.

Sipas policisë indoneziane, një nga viktimat është goditur me thikë dhe 18 të tjerët janë bllokuar brenda lokalit të natës “Double O”, ku sipas autoriteteve ka shpërthyer zjarri gjatë përplasjesShefi i Policisë Metropolitane të Sorong, Ary Nyoto Setiawan tha se zjarrfikësit gjetën 11 trupa së bashku.

“Përplasjet mes të rinjve në qytete janë normale, por që kanë shkaktuar kaq shumë vdekje, kjo është e para”, ka thënë një zëdhënës i policisë së Papua-s Perëndimore.

Ai tha se incidenti vdekjeprurës në vendin e argëtimit në Sorong ishte ende nën hetim ndërkohë që mund të rritet numri i të vdekurve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button