Lajme

Australia i hap luftë Rusisë, planifikon të furnizojë me gaz Evropën

Australia po mendon që të furnizojë vendet e Bashkimit Evropian nëse Rusia pushton Ukrainën dhe vendet e unionit ndërpresin marrëdhëniet me presidentin Putin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shtetit për Burimet Natyrore dhe Ujore, Keith Pitt duke shtuar se eksportuesit australianë janë lider në tregjet botërore për furnizimin me gaz dhe se Australia mund të përballojë kërkesën në rritje për gazin natyror të lëngshëm.

Deklarata e ministrit Keith Pitt erdhën pasi SHBA-të diskutuan me aleatët evropianë për një mundësi tjetër të furnizimit me gaz, krahas atij rus.

Por sa efektive do të ishte furnizimi me gaz australian në një kontinent të varur nga gazi rus, siç është Evropa.

Australia renditet në vendin e 27 për sa i përket rezervave të gazit natyror, ndërsa Rusia renditet e para në botë, duke poseduar rreth çerekun e të gjithë gazit të globit.

Vetëm Gjermani konsumon rreth 1/10 e gazit të lëngshëm që Australia disponon sot.

Gjermania e cila është tërhequr disi nga deklaratat e ashpra kundër presidentit Putin është përfituesja kryesore e gazit përmes dy projekteve madhore strategjike NordStream 1 dhe Nordstream 2.

Gazi natyror rus përmes tubacioneve ngroh shtëpitë dhe vë në punë fabrikat në pjesën më të madhe të Evropës, por njëkohësisht edhe burimi kryesor financiar i Moskës.

Gjermanisë dhe shteteve të tjera të unionit që janë të varura nga gazi rus duhet të ristrukturojnë strategjitë e tyre në lidhje me Rusinë, teksa kontinenti evropian po përballet me dimrin e egër dhe një krizë të lartë energjetike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button