Lajme
Numër i lartë rastesh me COVID në Kosovë, konfirmohen 2390 qytetarë pozitivë

2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 brenda 24-orëve në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë të vdekur nga ky virus.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për shërimin e 1.291 qytetarëve. Ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 ka shkuar në 35.051.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
30 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.